Ilir Meta injoron Nikollën dhe tallet me servilizmin e Erion Veliajt
Nëse mendoni se keni parë çdo lloj manovër të servilizmit të Erion Veliajt, në fakt nuk rezulton kështu. Manovra e sotme e servilizmit të Erion Veliajt ka prekur Ilir Metën.
Ditën e sotme Erion Veliaj ka ftuar Ilir Metën për ta shoqëruar në inaugurimin e shkollës “Kongresi i Lushnjës”, shkolla ku Ilir Meta ka bërë filloren dhe ku mamaja e tij punonte si mësuese.
Por Ilir Meta si “dhelpër e vjetër” e kësaj pune e ka nuhatur servilizmin e Veliajt dhe nuk e ka lënë pa e ironizuar nën syrin e të gjithëve.
Duhet thënë se në këtë takim ishte edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ndonëse pak ditë më parë Nikolla, u kritikua rëndë nga LSI-ja për punën e saj si ministre, Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj, gjatë gjithë fjalimit të tyre, i kanë dërguar mesazhe paqeje Metës.
Por Meta nga ana tjetër, duke i injoruar këto deklarata është kufizuar vetëm në fjalët dhe këshillat që u ka dhënë fëmijëve të kësaj shkolle.
fonte joq.al

Commenti